Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, policia e FNSH aksion ‘blic’ në Fushë Krujë! Kontrolle makinave luksoze dhe me xhama të zinj edhe në Vlorë

16 Mars, 20:08| Përditesimi: 16 Mars, 22:10

  • Share

Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia e Fushë Krujës dhe FNSH kanë zbritur në terren për të ushtruar kontrolle. Në të gjitha akset nacionale të këtij rrethi janë ngritur postblloqe dhe në ‘sitë’ kanë kaluar makina të shtrenjta dhe me xhama të zinj.

Në fokus të kontrolleve është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me arme apo sende të kundraligjshme.

Edhe Policia e Vlorës, e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka dalë në terren për kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta. Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim të lëndëve narkotike.

Ora 20:22
VIDEO/ Vrasja e Gentian Bejtes, policia dhe FNSH kontrolle ‘blic’ në Fushë Krujë

 

Efektivë të Komisariatit Krujë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur postoblloqe në akset nacionale që përshkojnë këtë rreth.

Këto postoblloqe vijnë fill pas vrasjes se Gentian Bejtes dhe në fokus të tyre është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me armë apo sende të kundraligjshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?