Policia 'blindon' rrugët e Beratit, kontrolle për thyerje karantine dhe për kapjen e personave në kërkim (VIDEO)

10 Mars 2021, 21:19| Përditesimi: 10 Mars 2021, 21:41

  • Share

Rritja e numrit të aksidenteve në vend dhe respektimi i orarit të karantinës ka bërë që policia e Beratit të "blindojë" rrugët e qytetit. Postoblloqe të shumta policore janë ngritur jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit të Beratit por paralelisht edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut. Burime nga policia bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë me qëllim parandalimin e aksidenteve, ngjarjeve kriminale, respektimin e masave anti-COVID dhe kapjen e personave në kërkim. 

Në hyrje dhe në dalje të Beratit janë ngritur pika kontrolli, pjesë e të cilave janë bërë të gjithë sektorët e Drejtorisë Vendore të Policisë, duke filluar që nga inspektorët e krimeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor. Mësohet se në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

Kontrollet e policisë nuk kanë vijuar vetëm pas orës 20:00 për shkelësit e karantinës por edhe gjatë ditës. Vetëm në 10-ditët e fundit janë kontrolluar rreth 570 automjete dhe janë vendosur 245 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor, janë arrestuar 3 shtetas që janë konstatuar pa leje drejtimi dhe 1 shtetas në gjendje të dehur. 

96 masa administrative janë vendosur për shkelje të Aktit Normativ nr.32, për vendosjen e barrierave mbrojtëse (maskave) dhe 18 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, ndërkohë që 1 shtetasi që u kap pa jashtë fashës orare ju tërhoq patenta dhe ju bllokua mjeti.

Gjatë këtij aksioni mësohet se policia ka ushtruar kontroll fizik për armë, drogë e sende të tjera të kundraligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura. Burimet policore konfirmojnë se pikat e kontrrollit do të vijojnë të qëndrojnë të ngritura përgjatë gjithë muajit Mars në rrugët e qarkut të Beratit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 10/03/2021 22:16

    Dilni nje xhiro dhe nga Vlora se po ben dasem Covidi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?