Policia arreston dhjetëra protestues pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia

1 Maj, 10:00| Përditesimi: 1 Maj, 10:08

  • Share

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar dhjetëra demonstrues pro-palestinezë të izoluar në një ndërtesë akademike në kampusin e Universitetit Columbia mbrëmjen e së martës 30 prill.

Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë drejtuesja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj, dy ditë pas diplomimit, "për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet nuk do të rivendoseshin", citon Reuters.

Ndërkohë që studentët brohorisnin “Turp, Turp”, “Palestinë e lirë”, "Lërini studentët të shkojnë".

Protestuesit kërkonin plotësimin e tre kërkesave nga universiteti: largim nga kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe në financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e disiplinuar gjatë protestave.

Universiteti më herët paralajmëroi se studentët që merrnin pjesë në pushtimin e Hamilton Hall do të përballeshin me përjashtimin akademik.

Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit nga Gaza dhe ofensiva izraelite që pasoi në territorin palestinez, kanë bërë akivizimin më të madh studentor amerikan që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.

Shumë nga demonstratat në të gjithë vendin janë pritur me kundërprotestues që i akuzojnë ata për nxitje të urrejtjes anti-hebreje.

Pala pro-palestineze, duke përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gaza, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikimin e qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahy i thotë ‘jo’ Blinken: Nuk do të pranojmë marrëveshje për fundin e luftës në Gaza! Përplasje në universitetet amerikane


Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?