Policia amerikane qëllon me armë një 17-vjeçar me ngjyrë! I mituri s’iu bind urdhërit të oficerit! Nëna e adoleshentit: Të hetohet (VIDEO)

6 Prill 2023, 12:12| Përditesimi: 6 Prill 2023, 12:48

  • Share

Departamenti amerikan i drejtësisë do të hetojë vdekjen e një adoleshenti në Uashington, i cili u qëllua nga një oficer policie i ulur pas tij në një makinë.

Dalaneo Martin, 17 vjeç, ishte në gjumë në një makinë të parkuar të vjedhur kur oficerët hapën derën, thotë policia.

Pamjet e kamerës tregojnë efektivët duke hyrë fshehurazi në automjet për të arrestuar. I dyshuari, i cili ishte me ngjyrë, largohet me shpejtësi me një oficer në sediljen e pasme.

Pasi i thotë të ndalojë, oficeri hap zjarr ndaj adoleshentit nga pas.

"Humbja e një jete është gjithmonë tragjike, por është veçanërisht e trishtueshme kur përfshin një fëmijë," tha departamenti i drejtësisë në një njoftim për shtyp të mërkurën, duke njoftuar hetimin.

Ai e quajti videon e kamerës së trupit "jashtëzakonisht shqetësuese" dhe i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të adoleshentit.

Pamjet e publikuara tregojnë oficerët e policisë duke diskutuar se si të arrestojnë të dyshuarin teksa ai po dremiste në një makinë me motor të ndezur.

Pas thirrjeve të policisë, pamjet tregojnë adoleshentin duke u larguar me makinë, ndërsa në pjesën e pasme të saj ishte një oficer policie.

Oficeri dëgjohet teksa i thotë adoleshentit që ta lërë të shkojë, ndërsa më pas e qëllon disa herë më armë.  Makina përplaset me një shtëpi disa sekonda më vonë dhe polici shihet duke i dhënë ndihmë mjekësore adoleshentit.

Kryetari i Sindikatës së Policisë ka mbrojtur oficerin duke thënë se aktet e tij janë të justifikuara. Nga ana tjetër, nëna e adoleshentit kërkon shkarkimin dhe ndjekjen penale të oficerit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 06/04/2023 12:41

    Thuhet zezak e jo me ngjyr. Ska ndo nje te keqe ti thuash zezak un jam i bardh ai i zi, normale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?