Kronikë

Të maskuar e të armatosur, RENEA aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosur! Një i shoqëruar

16 Shtator 2021, 20:46| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 21:26

  • Share

Të armatosur e të maskuar, forcat RENEA kanë mësyrë mbrëmjen e sotme në Vlorë, në kërkim të personave të shpallur në kërkim apo që lëvizin të armatosur.

Bëhet me dije se në aksion janë angazhuar edhe civilë e drejtues policie, ndërsa po zhvillohen kontrolle në lokale, biznese të ndryshme e ambiente ku zhvillohen lojëra fati, që mendohet se frekuentojnë këta persona.

 Kontrollet po zhvillohen në të gjithë qytetin bregdetar, ku deri më tani konfirmohet për një person të shoqëruar.

Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje nga aksioni që është ende në vijim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?