Aksion anti drogë në Vlorë e Fier, 'Delta forcë' nga deti dhe policia kufitare nga toka, në Darëzezë gjendet një skaf dhe një furgon (VIDEO)

8 Prill 2023, 20:06| Përditesimi: 8 Prill 2023, 22:31

  • Share

FNSH ka nisur nga aksion antidrogë në Vlorë dhe në Darëzezë të Fierit. Si rezultat i kërkimeve është gjetur një skaf dhe furgon të cilat dyshoheshin se po përdoreshin për drogë. Aksioni bëhet i përbashkët midis Fierit dhe Vlorës. Delta force është duke kërkuar në deti ndërkohë që policitë kufitare të Vlorës dhe Fierit po janë në operacion nga toka.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili thotë se kontrollet nga policia kufitare, FNSH dhe ajo e Vlorës vijuan në të gjithë vijën bregdetare, nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës por dhe në bregdetin e Semanit. Nuk dihet ende, nëqoftëse ka sasi lënde të fshehur pyll apo në zona të tjera. 

Ora 20:40
Aksioni në Vlorë, Report Tv siguron foton e furgonit dhe skafit të sekuestruar! Dyshohet se do transportonin drogë

 

Një aksion nga FNSH ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka siguruar fotot e skafit dhe furgonit të sekuestruar që dyshohej se përdoreshin për të transportuar drogë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 08/04/2023 23:09

    Hahahaha si gjithmone duarbosh. Normal jane dekonspiruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?