Policia Tiranë

Polici rrugor në Tiranë mbështeste vjehrrën 'tutore prostitutash', e mbronte me ndihmën e koleges! Manipulonte edhe hetimet në aksidente

25 Dhjetor 2021, 12:48| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 12:49

  • Share

2 punonjës policie në Tiranë janë pezulluar nga detyra. E para është O.K., 27 vjeçe, e cila ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj që ta ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj.

SHÇBA ka pezulluar nga detyra dy efektivët e përfshirë në këtë skemë. Bëhet fjalë për N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe Inspektoren O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”.

"Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë", njofton SHÇBA.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turp: 25/12/2021 15:42

    Eshte nje turp i madh qe ne cdo qoshe e cdo kafe lagje Ushtrohet prostitucion, si ne rruget me te rendomta te meksikes Apo kines! Ne mes tiranes, mjafton te futesh neper lagje Shikon lokale me pleq e plaka Nderkohe organizojne prostitucion, Infeksion i gjalle , me keq se covid 19 Po behet sida dhe infeksionet e tjera shume fish cdo vit!

    Përgjigju
  • Grupi: 25/12/2021 13:51

    Per policet shperdorues detyre, trafikante, bashkepuntor te krimit duhet qe denimi te jete i njejte me privilegjet qe i garanton shteti. Te denohen tre here me shume se te tjeret. Rekrutimet jane ne nivele skandaloze, nuk kane lene horra, femije e nipa trafikantesh pa futur ne polici.

    Përgjigju
  • Loni: 25/12/2021 13:07

    Lej mo njerezit te bejne park qejf se na cmendet burg burg burg... Lejeni mor njerezit te kenaqem pastaj leket e tyre Po shpenzojne nuk Po ja u jepni ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?