Foto ilustruese

E kapën 'tapë' në timon, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

17 Gusht 2022, 14:37| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 14:43

  • Share

Një punonjës policie, me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se mbi punonjësin e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprimet e mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 17/08/2022 15:19

    Me shume kondravajtje bejne policet dhe me makina policie ne ecje jane me telefon ne vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?