Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Policët kallëzojnë Ndreun, Basha: Punonjësit e ndershëm janë tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi! Zgjidhja, prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin

29 Qershor 2021, 14:54| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 17:07

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kallëzimin që tre efektivë policie kanë bërë kundrejt kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut.

Basha thotë se punonjësit e ndershëm të policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Basha thotë më tej se kur vjen në pushte me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Sipas Bashës, pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare dhe se zgjidhja është është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.

'Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!'- tha Basha.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Ora 17:04
Policët kallëzojnë Ndreun, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

Pas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për rastin e Pjerin Ndreut, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Etiketimin e Ndreut për policët si “barderra”, për Bardhin është tregues se si kjo qeveri nuk përfaqëson qytetarët, por interesat e krimit.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mediu: 29/06/2021 20:13

    Ik mor pirdhu... Ju lutemi shume na e hiqni kete zagar e ndyresire te shpifur, se s'po mund ta durojme me... Eshte me mire kushdo, veç ky trapi jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?