Policët, mjekët dhe FA do përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, 300 kuota për këtë vit! Përfitues edhe studentët e Mjekësisë që nënshkruajnë marrëveshjen

2 Gusht 2023, 09:10| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 14:35

  • Share

TIRANË- Punonjësit e administratës publike do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria. Në fletoren zyrtare janë publikuar kriteret, ndërsa për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota. Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura. Për secilën nga kategoritë janë të disponueshme 100 kuota. Që të përfiitojnë nga kjo skemë, mejkët duhet të plotësojnë disa kushte. 

1-Mund të aplikojnë ata mjekë që janë punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar,

2-Mund të aplikojnë ata mjekë që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare. 

Po ashtu nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

Sa i përket kritereve të tjera, që të marrin kredi me 0% interes, ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. Po ashtu sipas VKM thuhet se mjekët do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA, ndërsa që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile. 

VENDIMI

PËR  MIRATIMIN E KUOTAVE TË PËRGJITHSHME TË KREDIVE TË REJA PËR KATEGORITË PRIORITARE TË TË PUNËSUARVE PËRFITUES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon:

a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik;

b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

2. Për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përfituesit janë familjet  e reja,  të  krijuara  si  rezultat  i  martesës  së lidhur   përpara   nëpunësit   të   gjendjes   civile,   që përzgjidhen  në  bazë  të  sistemit  të  pikëzimit,  të përcaktuar  në  tabelën  1  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.

3.Për  kategorinë  e  përcaktuar  në  shkronjën “a”, të pikës 1,të këtij vendimi, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas  sistemit  të  pikëzimit,  të  përcaktuar  nga  vetë institucioni përfitues.

5. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

6. Ngarkohen Ministria e Financave  dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ministria  e  Brendshme  dhe  Ministria  e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kriteret

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 02/08/2023 19:42

    ky ligje ka ekzistuar por shefa personelesh, apo shefa financash nuk i informojn njerzit ose me keq perfitojn te shkathtit Ne tre kategorit perfituse ka ekzistuar Marim Rastin e USHTRIS sps e njohe nga Afer kane perfituar nga keto ligje vetem Oficer shtabi dhe Nen Oficer Qe paguajn korrupsion, por Qendrojm tek Ky ligj Sot po Rekrutohen nga Nevoja per njerz rekrut kadet pa prespektiv karriere dmth Ata nuk i kalojn dote 15 vite pune ne FARSH sps nuk kane kapacitet fizik intelektual nuk Drejtojn dote trupa llogjikisht nuk permbushin Afatin 25 vjet qe parapëlqejnë, kredit dhe min interesi 3% Sps nuk ka kredi me interes 0.....Abstragojm nga fenomenet Negative dhe kalojm tek Qellimi pozitiv NE kemi 8000 ushtarak 2000 oficer nen oficer 5000 ushtar 1000 civila me 100 kuota duhen vite mbi 10 vite tu vi radha te gjithve,shumica e tyre sherben jashte rrethit dhe eshte me iden per ta lene ate pune pasi sote nuk presin dote me nga 30 vjec te pa sistemuar me jeten pra llogjikisht mundesit di ven prap marifetcinjeve nga nje shpi di bejn dy Eshte vone per tu Andruar duhet te Kthehen te larguarit te Aftet Qe kane edhe deshiren per te sherbyer futet Gara dhe meritokracia se nuk kane ci bejn ushtris shtabist te vjeter Apo ushtar kadet te mare nga rruga apo fshatrat si te fundet ca ka Ngel megjithate shpresojm te jap Rezultat.....Besoj se edhe per policin Apo mjeksin e njejta situat eshte

    Përgjigju
  • Scutari: 02/08/2023 18:41

    Rrena!

    Përgjigju
  • ema: 02/08/2023 13:04

    Te kuptohemi: interesi do paguhet me taksat tona.

    Përgjigju
  • Cbfb: 02/08/2023 09:47

    Dhe keto do i marrin patronazhistet/aktivistet dhe jo ata qe kane nevoje.

    Përgjigju
  • Mashtrues: 02/08/2023 09:27

    Nuk i fusni dot në kurth mjekët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?