Foto ilustruese

Poliçan/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i del jashtë kontrollit, ndërron jetë 73-vjeçari nga asfiksia

11 Shtator 2022, 12:55| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 14:19

  • Share

POLIÇAN- Një 73-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme si pasojë e asfiksimit nga zjarri. Policia njofton se 73-vjeçari gjatë paradites së sotme ka ndezur një zjarr në ullishtën e tij për të djegur mbeturinat. Por zjarri i ka dalë nga kontrolli, duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe toke. Ai ka tentuar që ta shuajë, por është asfiksuar e për pasojë ka humbur jetën.

Ndonëse, flakët u përhapen në një sipërfaqe të madhe, sipas policisë 73-vjeçari, Flamur Totaj nuk e ka njoftuar zjarrfikësen e as policinë, por ka tentuar ta shuajë vetë. Ka qenë kryeplaku i fshatit, i cili ka njoftuar Policinë pas ngjarjes.

Zjarri ka rënë në fshatin Plashnik, ndërsa mësohet se flakët nuk janë shuar ende. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e tyre. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?