Poliçan/ Me uniformë policie, arrestohet 28-vjeçari! Në banesë e makinë i gjenden thika, municion luftarak e armë gjahu

21 Prill, 14:56| Përditesimi: 21 Prill, 15:02

  • Share

POLIÇAN – Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi blutë i gjetën në banesë municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë.

Gjatë kontrollit të banesën dhe automjetin e të riut me inicialet F.D., policia i gjeti , veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion  luftarak dhe një armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

“Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion  luftarak dhe një armë gjahu”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?