Polemikat Juventus-Fiorentina: ish-presidenti i Interit Moratti: Dikur kemi pare çudira të tjera

6 Shkurt 2020, 17:30| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 17:33

  • Share

Masimo Moratti, ish-presidenti i Interit, është rikthyer të flasë për futbollin dhe më konkretisht për debatit që ndodhi së fundmi mes presidentit të Fiorentinës Roco Commisso dhe zv/presidentit të Juventusit Pavel Nedved.

Commisso pas ndeshjes me Juventus-in shpërtheu duke deklaruar se kampionët e Italisë favorizohen nga arbitrat. Fjalë këto që nuk u pritet mirë nga Nedved. Për këto polemika Moratti ka folur me nënkuptime duke rikthyer në vëmendje skandalin më të madh në futbollin italian ‘Calciopolin’.

“Shfryrja e Commisso-s? Kundër nesh në të shkuarën ka pasur diçka tjetër, kjo që po flasim është më e lehtë. Mendoj se vjen për shkak të faktit që ai ka ardhur nga jashtë Italisë duke hedhur shumë para dhe është përballur me gjëra të çuditshme, por shumë më pak të çuditshme sesa na kanë ndodhur neve”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?