Nunez dhe Jota festojnë suksesin

'Poker' për tri pikë, Liverpooli fiton 0-4 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League (GOLAT)

21 Janar, 19:31| Përditesimi: 21 Janar, 19:33

  • Share

Premier League e futbollit në Angli vijoi me javën e 21-të. Kryesuesit e Liverpoolit siguruan tri pikë në udhëtim, duke mundur 0-4 Bournemouth. Djemtë e Klopp vijojnë të qetë në krye të renditjes.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura. Nunez në të 49 minutë shënoi golin e parë, për t'i lënë radhën Diego Jotas, që në minutat 71 dhe 80 gjeti dy gola. Në shtesën e tretë ishte sërish Nunez që gjeti golin e katërt. Diopetë nga Nunez dhe Jota për tri pikë dhe kreun.

Tanimë të kuqtë shkëputen me pesë pikë nga Man. City dhe me 48 pikë prijnë kreun e Premier League. "Qytetarët" e Guardiolës kanë një ndeshje më pak. Po këtë të dielë, Sheffield United barazoi 2-2 me West Hamin.

 

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?