Poker dhe kanabis në një lokal në Berat, në pranga pronari dhe një tjetër, nis hetimi për 10

30 Mars 2022, 11:42| Përditesimi: 30 Mars 2022, 11:48

  • Share

BERAT- Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 persona dhe ka nisur hetimet për 10 të tjerë, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe mbanin kanabis në ambientet e një lokali.

Dy të arrestuarit janë identifikuar si E. Zh., 30 vjeç dhe M. M., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "Uznovë", në lokalin në pronësi të shtetasit E. Zh., u gjetën dhe u sekuestruan 415 gramë kanabis, çipsa dhe një tavolinë pokeri që përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

 Gjithashtu policia nisi hetimin për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit K. D., 25 vjeç, A. Gj., 43 vjeç, A. H., 21 vjeç, N. M., 20 vjeç, T. P., 36 vjeç, G. K., 36 vjeç, A. M., 31 vjeç, F. K., 25 vjeç, P. L., 25 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, klientë në lokalin e shtetasit E. Zh. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?