Pokemon Go bën xhiron e botës,
ja loja më e re Nintendos / FOTO

12 Korrik 2016, 22:33| Përditesimi:

  • Share
Loja e re Nintendos, Pokemon Go ka pushtuar botën e smartfonëve, por ajo duket se ka shkaktuar edhe pasoja që askush nuk do t’i mendonte. Loja i kërkon përdoruesve të ecin pranë lagjeve të jetës reale, ndërsa kërkojnë të kapin personazhe të tillë si Pikaçuja në ekranet e smartfonëve.

Popullariteti i lojës së re nuk po vihet re vetëm nga Wall Street. Ajo po lidhet edhe me një seri vjedhjesh që kanë ndodhur në fundjavë në St. Louis, ndërsa hajdutët kanë vënë në shënjestër lojtarët e hutuar.

pokemon

Formula e re e kësaj loje ka bërë për vete miliona njerëz dhe e ka çuar në 7.5 miliardë vlerën aksioneve të Nintendos në bursë. Loja është linçuar fillimisht në SHBA, Australi, Zelandën e Re dhe gjendet tani në telefonat me sistem Android më shumë se sa aplikacioni i njohjeve Tinder.

Në Shtetet e Bashkuara, më 8 korrik, vetëm 2 ditë pas publikimit aplikacioni u instalua në më shumë se 5% e pajisjeve Android në vend, sipas kompanisë që analizon rrjetin “SimilarWeb”.

pikacu

Niveli i përdoruesve aktivë të tij është gati i njëjtë me ato të rrjetit social Twitter. Së shpejti aplikacioni do të mundësohet edhe në Japoni, një prej tregjeve më të mëdha të lojërave në botë.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?