Pogradec/ Qyteti dhe disa fshatrat pa ujë të pijshëm për më shumë se 30 orësh, shkak dëmtimi nga eskavatorët në tubacionin e furnizimit

21 Janar 2023, 10:16| Përditesimi: 21 Janar 2023, 18:15

  • Share

Prej mesditës së djeshme i gjithë qyteti i Pogradecit është përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Sipas burimeve zyrtare të konfirmuara pranë ujësjellës- kanalizimeve Pogradec ndalesa e ujit ka ardhur për shkak se gjatë punimeve të cilat po kryhen në Drilon një pjesë e tubacionit kryesor është dëmtuar gjatë punës nga ekskavatorët.

Situata e mungesës së ujit të pijshëm krijon radhë të gjata në burimet e qytetit të Pogradecit ku mijëra familje ende po qëndrojnë pa ujë të pijshëm prej më shumë se 30 orësh.

Nuk dihet ende kur do të marrë zgjidhje kjo problematike. Mësohet se rreth 80% e abonentëve janë pa ujë të pijshëm në Bashkinë Pogradec. Nga situata është prekur qyteti dhe njësitë më të mëdha nga popullsia, përkatësisht Buçimas dhe Udënisht.

1674313126_finalprojekt.02484710.Still004.jpg

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/01/2023 02:12

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe eskavatoret ja fusin si kau peles! Ketu ku jetoj une,jo vetem qe njoftohet kur do te behen punimet,por vendet ku do germohet i shenojne nje jave perpara me boje e shigjeta e shifra ne toke,ose asfalt,ne varesi te vendit ku do te germohet, sepse marrin inxhinjeret e tekniket edhe kur behet puna per here te pare edhe kur behet fjale per riparime.Dhe policia eshte e pranishme gjate kohes qe punohet.Ne Shqiperi duhet filluar me te berit te nje harte per cdo bashki,harte per vendodhjen e tubacioneve te ujrave te embla e te zeza si dhe nje harte per shtrirjen e sist.te telave elektrike,fidrave nentokesore dhe thellesite e tyre qe te mos ndodhin probleme te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?