Pogradec/ Vijon dezinfektimi i rrugëve dhe institucioneve shtetërore për shkak të COVID-19

30 Mars 2020, 20:39| Përditesimi: 30 Mars 2020, 21:04

  • Share

Bashkia Pogradec po vijon me dezinfektimin e rrugëve kryesore dhe të brendshme, trotuarëve apo hyrjes të bizneseve. Sot ka rinisur sërish dezinfektimi me qëllim mbajtjen e hapsirave publike të pastra.

Bashkia Pogradec ka dezinfektuar përgjatë këtyre ditëve të gjitha institucionet shtetërore, zyrat e shërbimit OSHEE, Uk, Posta Shiptare etj, institucionet arsimore si kopshte, shkolla, çerdhe, godina të njësive  administrative dhe çdo qendër shëndetsore.

Ata janë të angazhuar maksimalisht që të krijojmë kushtet e duhura për mos përhapjen e Covid-19 në qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij.

Fatmirësisht në Pogradec nuk ka të shënuar asnjë rast me Covid19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?