Pogradec, vëllai i dehur plagos me thikë të vëllanë! 25-vjeçari dërgohet në spital

25 Mars, 09:21| Përditesimi: 25 Mars, 10:43

  • Share

POGRADEC- Një sherr mes dy vëllezërve në Pogradec ka përfunduar në plagosje. Një 23-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë, 25 vjeç. Autori njihet si përdorues i pijeve alkoolike dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Pogradec, rreth orës 08:30 të 25 marsit. 25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. I plagosuri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit është larguar drejt banesës së tij. 

Edhe babai i djemve konfirmon jashtë kamerave që djemtë u konfliktuan nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, 23-vjeçari Sami Shuli është shoqëruar në polici, ku do të japë edhe deklarimet e tij për ngjarjen.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi Sami Shuli, 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?