Zjarri në fshatin Dardhas

Pogradec, vatër zjarri në fshatin Niçë, zjarrfikësit dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve

3 Prill, 21:58| Përditesimi: 3 Prill, 22:16

  • Share

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Niçë, në njësinë Dardhas të Pogradecit.

Pas marrjes së njoftimit, në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Situata do të rishikohet edhe nesër në mengjes.

Po punohet gjithashtu edhe për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, por paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Sipërfaqja ku është përhapur zjarri është sipërfaqe pyjore, megjithatë flakët nuk janë afër fshatit. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?