Pogradec, ujësjellësi i fshatit Udënisht sjell ujë të ndotur, banorët: Pritëm dy dekada për investim, sërish me probleme

27 Korrik 2023, 15:52| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 16:06

  • Share

Banorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë sërish probleme me ujin e pijshëm edhe pse ujësjellësi është ndërtuar nga e para. Në rubinete, uji vjen i ndotur, ndaj banorët detyrohen ta mbushin në burime të largëta ose ta blejnë.

Edhe pse investimet në sektorin e ujësjellës/kanalizimeve në Udënisht të Pogradecit kanë muaj që kanë përfunduar, banorët e këtij fshati kanë ende probleme sa i përket ujit të pijshëm.

Ata thonë se uji që del në rubinetet e tyre është i ndotur dhe mban erë, ndërsa kanë gjetur zgjidhje alternative.

“Nuk ka. Në burim ka. 2-3 orë larg. Nuk pihet. Ai vjen ere. Nuk ka ujë. Ka shum”, tregoi një banor.

“Këtu nuk pihet uji. E kanë lënë zbuluar atje. Qëkur e bëri firma është i pa pijshëm. Mbushim ujë në burime. I kemi larg”, tha një tjetër. 

“I ndotur ka qenë. Mbushim nëpër çezma të tjera ose blejmë. Tek ujësjellësi grumbullohen të gjitha ujërat me një vend”, tha një tjetër.

Banorët kanë pritur dy dekada për këtë investim që nuk i ka përmbushur ende kërkesat e tyre

 “Mbushim në burime, Nga çezma nuk pimë. Si i ndotur duket. Vetëm për larje e shpërlarje”, tha një tjetër.

“Ç’pyt për ujin e pijshëm mo bir. Ashtu e nxorrën ata. I ndotur. Mbushim andej”, tha një e moshuar.

“Ai nuk është ujë i pijshëm. Komshia më thotë nuk pihet”, tregoi një tjerër.

Sipas drejtorisë së ujësjellës kanalizimeve, investimi që është kryer në Pogradec përfshin ndërtimin e infrastrukturës së plotë të ujësjellësit për Udënishtin dhe Memëlishtin, të shtrira përgjatë liqenit në hyrje të qytetit. Problematika sipas tyre ka ardhur nga rrjeti i brendshëm, dhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, do të ngrihen grupet e punës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?