Foto ilustruese

Pogradec/ Thyejnë arrestin e shtëpisë dhe karantinën për t'u konfliktuar, një arrestohet tjetri në kërkim! Pranga 15-vjeçarit që e ndihmoi të fshihte armën

26 Prill 2020, 13:31| Përditesimi: 26 Prill 2020, 14:44

  • Share

POGRADEC- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi një sherri të ndodhur në zonën e Tushemishtit.

Në pranga përfunduar dy të rinj, 26-vjeçari J. P dhe një 15 vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim kushëriri këtij të fundit 38 vjeçari A.P. Sipas policisë ky i fundit përfshiu në këtë ngjarje dhe kushëririn e tij të mitur tashmë të arrestuar për të fshehur armën dhe 47 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Sipas uniformave blu, 26-vjeçari dhe 38-vjeçari i shpallur në kërkim kanë thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poradec: 27/04/2020 08:32

    Fshatarë , na mbinë fshatarete në dere, na mbytene fshataret, fshatarë dhe vetem fshatarë . Shikojeni si e kanë bere Pogradecin, dikur qyteti i luleve, sot baj... të fshatareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?