Kronikë

Pogradec/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Piskupat, zjarri dëmton edhe shtëpinë ngjitur

29 Qershor 2021, 12:07| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 12:55

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Piskupat të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe banesën tjetër ngjitur.

Paraprakisht, shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia, ndërsa fatmirësisht, brenda ndërtesës nuk kishte persona në momentin e rënies së zjarrit.

Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?