Kronikë

Pogradec, mbahet konkursi kombëtar i letërsisë satirike! Agron Goga merr çmimin e parë në prozë, Jani Duri në poezi

20 Shtator 2021, 19:38| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 19:44

  • Share

Me një mbrëmje gala të ndarjes së çmimeve dhe plot emocione është përmbyllur konkursi mbarëkombëtar i Letërsisë satitiriko-humoristike mbajtur për herë të parë në Tushemisht të Pogradecit.

Çmimi i parë në prozë shkoi këtë herë për Agron Gogën ndërsa në poezi më i miri u kurorëzua Jani Duri. Organizatorja Flora Nikolla thotë se ky konkurs shërbeu edhe për të krijuar një hartë të më të mirëve në këtë zhanër.

'Ka qenë një punë shumë e madhe, që u konkluadua sot. Ka filluar që në muajin shkurt, kur ne e shpallëm këtë konkurs i cili krijoi hartën gjeografike të shkruesve të humorit të letërsisë shqipe kudo në botë. Jam shumë e lumtur që edhe juria pas një pune të madhe që bëri diti të godasë në personalitete shumë të spikatur të letërisë satiriko-humoristike.'- tha Flora Nikolla.

Drejtori i Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, Eritan Kamolli u shpreh se eventi është kurorëzim i një pune disamujore që u arrit të realizohet edhe pse në një situatë të vështirë pandemie.

'Sot ishte një mbrëmje tepër e veçantë, pasi u kurorëzua me këtë mbrëmje gala një punë shumëmujore që ne kemi bërë së bashku me kolegen Flora Nikolla. Mbrëmja e sotme tregoi që ne kemi nevojë për evente të tilla,  për aktivitete të tilla që mbledhin artistët që u japin shtysë çdo lloj gjinie e çdo lloj arti'- tha Eritan Kamolli drejtor i qendres kulturore 'Lasgush Poradeci'.

E ndarë në dy net, mbrëmja gala u kurorëzua të dielën duke sjellë një dimension ndryshe të shkrimit te letërsisë së mirëfillte humoristike e satirike në vendin tonë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?