Kronikë

Pogradec, makina përplaset me motorin e picave, një i plagosur (VIDEO)

18 Maj 2021, 20:45| Përditesimi: 18 Maj 2021, 21:05

  • Share

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Aksidenti është regjistruar vetëm pak minuta më parë afër një pike karburanti, në aksin nacional.

Sipas informacioneve paraprake, nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Foto nga aksidenti në Pogradec

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?