Pogradec/ Kreu manovra të rrezikshme duke hipur mbi makinë, gjobitet 20-vjeçari dhe i hiqet leja e drejtimit

11 Mars, 17:09| Përditesimi: 11 Mars, 17:32

  • Share

Një 20-vjeçar në Pogradec u ndëshkua me gjobë nga policia me 75 000 lekë si dhe iu tërhoq leja e drejtimit të mjetit pasi bënte manovra të rrezikshme në rrugë.

Shtetasi M.M., dukej në një video që u shpërnda në rrjetet sociale teksa kishte hipur mbi kabinën e makinës që drejtonte, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke penguar qarkullimin.

DVP e Korçës bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?