Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit

13 Prill, 15:58| Përditesimi: 13 Prill, 16:09

  • Share

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku duket një automjet tip ‘Audi’ që kreu një parakalim të gabuar në aksin rrugor ‘Pogradec-Korçë’, shërbimet e Rrugores së Korçës kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të rinj drejtuesin e mjetit A.D.

'Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë,  pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip "Audi" që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D.', thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit me rigorozitet.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?