Pogradec, "kolonia e piktorëve" bën bashkë 22 artistë! Piktori: Nuk na intereson politika, duam vetëm art

7 Qershor 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 20:27

  • Share

Edicioni i 13 i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit që po zhvillohet në Pogradec, nën kujdesin e kuratorit Saimir Ahmeti ka bërë bashkë 22 piktorë nga shtete të ndryshme.

Punime me motive dhe karaktere të ndryshme janë në qendër të punës së tyre. Daria nga Turiqa e cila punon arkeologe, tregon eksperiencën e saj si pjesë e kolonisë së piktorëve.

"Kam ardhur për intitucionin e meditimit. Punoj si mësuese dhe gjithashtu bëj kerkime arkeologjike. Është hera ime e parë këtu dhe më pëlqen të punojë, sepse mund te zhvilloj punën time rreth abstraktit sidomos portret e ndryshme. Më pëlqen uji këtu, njerzit e vjetër janë shumë miqësor. Është nje mundësi e mirë për të gjithë ne pasi mund të shohim puntorë dhe artistë të ndryshëm."

Një tjetër piktore është dhe Jella, pedagoge në Malin e Zi, e cila e konsideron qytetin e Pogradecit, si një vend mistik që inspiron në krijimtari.

"Nuk është hera ime e parë në Pogradec, kam ardhur shumë herë këtu. Herën e parë që kam ardhur kam patur nje ftesë nga Sajmiri që sot e kam si vëlla, pra Pogradeci është bërë si një shtëpi."

Pogradeci është vend mistik, ai është ndryshe nga vendet e tjera që vizitojë, liqeni natyra, malet cdo gjë. Inspirimi është i madh dhe një piktor nuk pyetet për inspirimin e tij. Inpirimi nuk mund të jetë vetëm Pogradeci, por edhe njerzit qe gjenden këtu me ne për 7 ditë me rradhë.

"Arti është një urë, ne nuk pyesim nga je? Çfarë gjuhe flet? ku po shkon? Asgje nga këto ne duam vetëm art, ngjyra dhe miqtë tanë, prandaj ne nuk na intereson politika."

Kolonia Ndërkombëtare e Artit do të vazhdojë deri më 10 qershor ndërsa veprat e tyre do të ekspozohen në galerinë e Artit në Pogradec.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?