Pogradec/ ‘Jo mbetje inerte në Guras’, banorët në protestë

30 Janar, 14:43| Përditesimi: 30 Janar, 17:36

  • Share

Korçë- Rreth 60 banorë të fshatit Guras në Buçimas të Pogradecit protestuan kundër projektvendimit të bashkisë për vendgrumbullimin e mbetjeve inerte. Ata ishin thirrur në dëgjesë nga Këshilli Bashkiak i Pogradecit por dëgjesa percipitoi në debate të ashpra mes banorëve e këshilltarëve të majtë.

Banorët kundërshtuan projektvendimin, me argumentin se në vendin ku parashikohet të ndërtohet venddepozitimi kalojnë burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin. Banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nëse këshilli bashkiak miraton këtë vendim.

Eshtë ndotje e mjedisit sepse është zonë e mbrojtur. Ndotet uji. Dhe e treta, pse duhet të vijnë këto mbeturina. Nëse vijnë nuk zhvillohet agroturizmi, thotë një qytetar.

"Ne shyqyr që shpëtuam nga ato mbetje. Fëmijët tanë e dinë çfarë kanë hequr" thotë një qytetar tjetër.

Këshilltari i PD-së, Engjell Shyti dhe ai i pavarur Arber Male u bënë thirrje kolegëve të tyre të votojnë kundër.

"Do jem gjithmonë kundër mbeturinave inerte. Duke marrë parasysh që fshati është një nga 100 fshatrat turistike sipas qeverisë" thotë Male.

Bashkia e Pogradecit nuk ka aktualisht një vend për të depozituar mbetjet inerte, ndaj në projektvendim thuhet se ngritja e venddepozimit tek ish-gurorja e Gurasit është emergjente.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 02/02/2024 00:32

    C'do qytet duhet te kete pikat e perpunimit te mbetjeve te ngurta,,ato merren shtypen dhe thermohen dhe perdoren si shtrese e pare ne mbushjen e gropave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?