Ardian Isufi

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë

25 Prill, 18:20| Përditesimi: 25 Prill, 20:38

  • Share

KORÇË- Dje la qelinë si përfitues i amnistisë penale por Ardian Isufi është kthyer te zakoni i vjetër pa kaluar ende 24 orë jashtë hekurave.

Brenda 24 orëve pasi ka lënë qelinë e burgut të Drenovës ku vuante dënimin për vjedhje, Isufi rikthehet në qeli përsëri për vjedhje.

Sipas informacioneve nga policia ka vjedhur një mjet Ford i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës. 

Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve). Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip "Ford", në pronësi të një 30-vjeçari.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë", njofton policia.

Pas disa orësh ndjekje 36 vjeçari nga Pogradeci është arrestuar nga policia.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meritokraci: 26/04/2024 07:09

    Mbylleni ne burg per nje kohe te gjate. Ky individ nuk behet njeri.

    Përgjigju
  • Eri: 26/04/2024 01:59

    Ja pakan lene gati edhe te ndezur makinen. Thjesht e kane peshkuar perseri

    Përgjigju
  • Alb: 26/04/2024 01:14

    Po e ka kuptu se ne burg ashte jeta ma e mir, se sa i lire

    Përgjigju
  • Ujku: 25/04/2024 18:54

    Ujku Qiimen e nderron Por zakonin nuk e harron. Nuk duhet te kishte amisti . Dhe keta qe kan dal per armbaje paleje mbas nje jave do I shikoni ne Laine prap

    Përgjigju
    • hahaa: 25/04/2024 21:03

      shih si ben, po ja sikur e ka zene amnistia amnistine ... kjo pune ehste aty ... vetem me te vjedhur jetohet.

    • Her tjeter: 25/04/2024 20:37

      Heren tjeter range rover lale ke me shum mundesi me mos te kontrolluar njeri si ai lypsi n tirone qe dilte xhiro e u kap pas 3 ditesh. Mos u merr me ford te vjeter. Gjerat e vjetra te lejne ne klase...

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?