Foto ilustruese

Pogradec/ Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar pranë banesës së tij

8 Shtator 2023, 07:56| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 08:17

  • Share

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Së pari, u njoftua nga policia se i ndjeri kishte rënë aksidentalisht nga një lartësi.

Në njoftimin e dytë, sipas burimeve zyrtare trupi i 55-vjeçarit me inicialet R.T, nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

"Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?