Pogradec/ Ermira Babaliu rikthehet në skenë krah këngëtarëve të rinj me “Yjet e vjeshtës pogradecare"

6 Nëntor 2023, 17:44| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 17:54

  • Share

Këngtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë Ermira Babaliu zbriti në skenën e pallatit të kulturës mbrëmjen e së dielës.

Babaliu ndau skenën me këngëtarët e tij pogradecar, Alba Dajlani, Erina Seitllari, Ermjona Topçiu, Xhoni Esku, Aldo Bardhi dhe Amarildo Vesho.

Performanca nostalgjike e  Ermira Babliut e miksuar nga hitet shqiptare dhe të huaja të interpretuara nga të rinjtë sollën një shumëllojshmëri të ngjyrave dhe notave.

Si organizatore e koncertit, Ermira Babaliu tha se synon promovimin e të të rinjve.

Artistët e rinj po ashtu kanë kanë shprehur mirënjohjen për përkrahjen dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut pogradecar.

Përreth 70 minuta publiku ka ndjekur me interes koncertin dhe ka kënduar hitet e Babaliut.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?