Pogradec, dyfishohet tarifa e pastrimit për bizneset! Këshilli bashkiak voton paketën fiskale për vitin 2024

11 Dhjetor 2023, 17:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 17:45

  • Share

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi mes debatesh paketën e re fiskale për vitin 2024. Tarifa vendore e pastrimit do të rritet me 20 për qind për qytetarët dhe 40 deri në 100 për qind për bizneset. Kështu nga 2024-ta qytetarët do paguajnë për pastrimin 4 000 lek në vit, nga 3 200 që paguanin aktualisht.

Ndërsa për bizneset tarifa e pastrimit rritet sipas kategorive nga 40 deri në 100 për qind. Për ata që konsiderohen ndotësit e mëdhenj, si mobileritë, serviset e makinave, punishtet e mermerit, magazinat e farërave dhe fidanëve dhe fermat e shpendëve e rezervatet e peshkut tarifa dyfishohet. Deri më sot këto biznese kanë paguar 25 800 lek në vit, ndërsa në 2024-ën do të paguajnë 51 600 lek në vit.

Për baret, restorantet, hotelet, agro-bizneset dhe ‘fast food’ tarifa e pastrimit nga 18 000 do të bëhet 27 000 lek në vit.  Ndërsa për kategoritë parukeri-estetikë dhe berberët rritja është 40 për qind.

Paketa e re fiskale u kundështua nga 6 këshilltarët e opozitës, por u votua 18 këshilltarët e majtë, që janë mazhorancë në këshillin bashkiak. Në këtë mbledhje jashtë rradhe nuk ishte prezent kryetari i Bashkisë së Pogradecit.  Këshilltari i LZHK Arbër Male tha se tha rritja e tarifave është e pajustifikuar nga ana e administratës vendore.

Vetëm një javë më parë, qytetarët e Pogradecit dolën në protestë përpara Bashkisë për të kundërshtuar rritjen e tarifave vendore, por bashkia nuk u terhoq nga paketa e re fiskale. Në bashkinë e Pogradecit ushtrojnë aktivitetin e tyre 1900 biznese të vogla dhe të mëdha.

Nga tarifa e pastrimit dhe taksa të tjera janë të përjashtuar pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, invalidët, familjet e reja si dhe gratë kryefamiljare.

TABELA
Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri,rritje shpendesh, rritje peshku,etj). Tarifa është 17.400 behet 34.800 lek në vit.  
Bizneset me xhiro 0-2 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 17.400 lekë dhe behet 34.800 lekë
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 18000 lekë dhe bëhet 27000 lekë
Rritje 50% - Bar kafe ishte 15000 lekë dhe bëhet 22 500 lekë
Bizenset me xhiro 2-5 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 25800 lekë dhe behet 51600 lekë
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 23700 lekë dhe bëhet 35550 lekë
Rritje 50% - Bar kafe ishte 18240 lekë dhe shkon 27360 lekë
Bizneset me xhiro 5-8 ml lekë:
Rritje 100% - Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 33000 lekë dhe bëhet behet 66000
Rritje 50% - Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 29400 lekë dhe bëhet 44100 lekë.
Rritje 50% - Bar kafe ishte 15750 lekë dhe shkon 31500 lekë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?