Foto ilustruese

Pogradec, bashkia heq taksat deri në dhjetor për hapësirat publike për baret dhe restorantet

23 Shtator 2020, 13:30| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 13:47

  • Share

Bashkiac Pogradec me vendim këshilli bashkiak përjashton nga tarifat për hapësirat publike baret, pra të gjithë baret dhe restorantet që operojnë me tavolina jashtë nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor 2020

Nga kjo taksë përfitojnë rreth 500 biznese bare dhe restorante. Më herët bashkia e Pogradecit zeroi nga Marsi në 15 Qershor tarifën e hapësirës publike për të gjitha bizneset për shkak të pandemisë.

Gjithashtu tarifat vendore për muajit Prill, Maj, u zeruan për të gjithë bizneset që u mbyllën me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë kjo bashkia Pogradec zeroi dhe tarifat vendore për transportin e udhëtarëve për 4 muaj, Mars, Prill, Maj, Qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?