Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje

23 Prill, 15:31| Përditesimi: 23 Prill, 15:39

  • Share

Pogradec - Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip ‘Opel’.

Si pasojë e përplasjes janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta  të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?