Pogaçe me gjizë nga zonja Albana

9 Shkurt 2023, 12:05| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 12:06

  • Share

Pogaçe me gjizë

Përbërësit:

  • 300 ml qumësht
  • 100 ml ujë
  • 1 lgj kos
  • 1 vezë
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • 8 gr maja e thatë
  • 3 lgj vaj
  • Gjizë
  • Susam i bardhë
  • Susam i zi

Përgatitja:

Në një enë shtojmë qumështin, kosin, ujin e vakët, sheqerin, kripën dhe majanë e thatë. E lemë të aktivizohet dhe më pas shtojmë vezën dhe miellin gradualisht, të cilin e kemi situr më parë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 45 minuta. Më pas e vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E hapim mirë brumin me gishtërinj, shtojmë gjizën dhe arra dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?