Poezi dhe interpretim, Timo Flloko ‘rrëqeth’ në Butrint! Amfiteatri plot, emocion dhe ovacione në mbrëmjen unike

10 Korrik 2023, 21:15| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 21:16

  • Share

Kanë shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës yjet në Butrint. Poezitë e Timo Fllokos e shndërruan amfiteatrin historik në një natë që nuk i ngjan asnjë tjetre. Sopranoja e përmasave botërore Nino Matchaize dhe zëri i pakrahasueshëm i tenorit Saimir Pirgu iu bashkuan interpretimeve të aktorëve e këngëve me poezitë e Fllokos që ndër dekada i këndojmë të gjithë.

Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Nik Xhelilaj dhe Kristian Koroveshi, studentë të profesor Fllokos, ishin aty bashkë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Redon Makashi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Marsela Çibukaj, Arilena, Rovena Dilo e Soni Malaj.

Nën kujdesin e paarritshëm të regjisores Vera Grabocka, çdo zë i mbrëmjes të së shtunës ishte i kuruar në të gjitha detajet.

Interpretimi i pazakontë i dirigjentit të Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit, Jacobo Sipari di Pescasceroli, ishte një shfaqje më vete.

Nata e yjeve në Butrint u mbyll me yllin e tyre, të bijën, Lindën, që la mbresa të panjohura të i gjithë publiku i zgjedhur i këtij produksioni.

Interesi i të ftuarve kaloi çdo parashikim dhe e ktheu këtë natë në një ngjarje të paharrueshme të poezive të Timo Fllokos që do të mbetet gjatë në kujtesë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?