Deputetja e PD, Jorida Tabaki dhe një punëtore

Politikë

‘Po zhduket shtresa e mesme’, Tabaku: Arsyeja? Politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama

8 Shtator 2021, 11:24| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 11:26

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur një sheqtësim lidhur me politikën ekonomike dhe fiskale që sipas saj kanë “zhdukur” shtresën e mesme.

Ajo ka akuzuar se janë pikërisht politikat e përdorura nga qeveria Rama, që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe ka abuzuar me vendosjen e taksave në kundërshti me çdo logjikë fiskale.

Sipas deputetes, për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqenies.

Mes fjalëve të saj, ajo tha që sipas saj, vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë dhe se qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën.

Zgjidhja nga deputetja do të vijë me ndryshimin total të logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

“Jam e sigurt që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurt që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga këto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!”, shkruan ajo në rrjetin e saj social.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ruspa: 09/09/2021 06:29

    Jorida boll na lodhe k.... po ti nga na dole miljonere se.para pak kohesh breket me thes sargjije i kishe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?