Po vjen ‘UNUM Festival’! 5 Netë muzikë elektronike në Shëngjin me 85 artistë dhe tre skena

4 Qershor, 14:55| Përditesimi: 4 Qershor, 18:16

  • Share

Shëngjini do të jetë epiqendra e festimeve per mijëra të rinj nga e gjithë bota në këtë fillim qershori. Për të pestin vit radhazi do të mbahet festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elekttronike UNUM, i cili do të startojë me 6 qershor.

 

Përgatitjet janë drejt fundit dhe sipas përfaqësuesit të UNUM, Kushtrim Salihi, Lezha i ka përmbushur pritshmeritë dhe ky organizim nuk do të ndalet edhe vitet e ardhshme.

 

Të pranishëm në konferencë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thanë se të tilla aktivitete janë promotore të zhvillimit të turizmit.

 

“UNUM festival” i cili do të mbahet nga data 6 deri me 11 qershor është një aktivitet i rëndësishëm që tërheq drejt Shëngjinit mijëra adhurues të muzikës elektronike duke gjeneruar të ardhura për turizmin.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?