Po vizitonte kalanë e Rozafës, vdes turisti slloven! U rrëzua aksidentalisht

4 Tetor 2023, 20:30| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 22:13

  • Share

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër ku ka ndërruar jetë një turist nga Sllovenia. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në kalanë e Rozafës, viktima u rrëzua aksidentalisht dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?