Euro të padeklaruara

Po vinte drejt Shqipërisë, kapet me mbi 12 mijë euro të padeklaruara në Morinë 34-vjeçari nga Sllovenia

27 Janar 2022, 08:44| Përditesimi: 27 Janar 2022, 08:46

  • Share

Një 34-vjeçar nga Sllovenia, është vënë në procedim penal, pasi është kapur me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz" , me drejtues shtetasin A. K., 34  vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane,  të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. 

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi  A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?