Foto ilustruese

'Po vij nga mali i Gramozit', emigranti nga Kolonja humb kontaktet me familjarët në kthim nga Greqia, nisin kërkimet nga të dyja anët e kufirit

26 Nëntor 2023, 16:49| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 12:31

  • Share

Një 60-vjeçar nga Erseka emigrant në Greqi, ka humbur kontaktet me familjen prej të shtunës, pasi kishte njoftuar se do të kthehej përmes malit.

Në kontaktin e tyre të fundit Nevruz Zhuli ju kishte rrëfyer se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet malit të Gramozit por pas asaj telefonate 60 vjeçari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.

Familjarët janë të frikësuar nga fakti që në këtë udhëtim 60 vjeçarin nuk e ndihmonin kushtet atmosferike për shkak të rreshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij duke kontaktuar edhe me shtetin grek nësë egziston mundësia e kthimit mbrapsht në të kundërt kërkimet do të nisin edhe në malin e Gramozit. Aktualisht po kryhen kërkime nga te dyja anët e kufirit. 60 vjeçari kishte shkuar për punë sezonale në Greqi.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?