Dua Lipa

‘Po vij në shtëpi’, Dua Lipa njofton se do të performojë sivjet në ‘Sunny Hill’

14 Korrik 2022, 22:50| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 22:52

  • Share

Sikurse pritej, këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore Dua Lipa, i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.

Lajmi është bërë i njohur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkuan  Dua në Instagram.

Përvç Duas, në festival do të performojnë edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtare si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.

Dua Lipa ka performuar në festivalin Sunny Hill në vitin 2018 si njëra ndër performueset kryesore të edicionit të atij viti.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Filani: 14/07/2022 23:17

    Kokerr shalet kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?