Foto ilustruese

Kronikë

Po vendoste një ndriçues në rrugë, bie nga shtylla 35-vjeçari në Durrës, përfundon me urgjencë në spital

10 Gusht 2021, 20:04| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 20:06

  • Share

Një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia në Durrës, pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ku shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie), është rrëzuar nga lartësia.

Shtetasi E. M., është dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?