Kronikë

Po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, merr flakë teksa po ecte makina dhe digjet plotësisht

25 Korrik 2021, 12:39| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 12:54

  • Share

Pak minuta më parë një automjet tip “Benz Mercedes” ka marrë flakë teksa po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Megjithëse makina është djegur plotësisht dhe dëmi material është relativisht i madh, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i lënduar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?