Po udhëtonte drejt Vlorës, shkrumbohet nga flakët makina në Bypass-in e Fierit, dyshohet defekt teknik (VIDEO)

1 Maj 2023, 18:53| Përditesimi: 2 Maj 2023, 07:35

  • Share

Një automjet tip “Nisan Qashqai” është shkrumbuar nga flakët në Bypass-in e Fierit, në afërsi të spitalit memorial turk.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale. Drejtuesi i mjetit udhëtonte drejt Vlorës. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti teknik në mjet.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 02/05/2023 09:54

    Normale, tere makinat qe futen nga jashte jane te ribera. Makina qe vijne nga permbyetje e lloj lloj problemesh qe shiten si te reja ne Shqiperi e perfundojne ne flake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?