Foto nga momenti kur u shemb mbikalimi

Bota

Po udhëtonin me tren, shembet mbikalimi i metrosë, humbin jetën 23 pasagjerë dhe dhjetëra mbetën të plagosur nga tragjedia në Meksikë

4 Maj 2021, 09:22| Përditesimi: 4 Maj 2021, 14:02

  • Share

MEKSIKË- Të paktën 23 pasagjerë humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur teksa po udhëtonin me tren, pasi mbikalimi i metrosë u shemb fatalisht në Meksikë.

Mbikalimi u shemb si të ishte prej kartoni, duke u zhytur në hapësirë dhe duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

 “Kemi dëgjuar vetëm një zhurmë shumë të fortë dhe pastaj gjithçka u shkatërrua”, tha Mariana, një 26-vjeçare, e cila i mbijetoi përplasjes.

“Papritur pash që struktura po dridhej dhe po lëshonte pluhur. Kur gjithçka kishte mbaruar dhe mbikalimi ishte shembur, kemi shkuar menjëherë për të ndihmuar. Nuk kishte britma, nuk e di nëse udhëtarët ishin në shok”, tha një dëshmitar okular.

Incidenti fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme, forcat e specializuara dhe zjarrfikësit ende po kërkojnë me shpresë nën rrënoja për të mbijetuarit nga kjo katastrofë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?