Po udhëtonin me autobusin plot me rroba dhe cigare kontrabandë, arrestohen 2 shoferë në Kakavijë! Procedohen 2 doganierë

21 Dhjetor 2021, 12:37| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:28

  • Share

Dy shoferë me origjinë shqiptare të njërës prej linjave Athinë-Tiranë, janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi u kapën me një sasi mallrash kontrabandë.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Gjegji Veli, banues në Tiranë dhe Edlir Xheblati, 40 vjeç banues në Berat.

Policia u gjeti sasi të mëdha rrobash të firmave të ndryshme, produkte kozmetike dhe 50 steka me cigare të cilat nuk ishin deklaruar në pikën doganore Kakavijë.

Hetimi ka nisur edhe ndaj doganierëve Y.R., dhe Elton Hasanaj, të dy banues në Gjirokastër për shpërdorim detyre.

10 mijë euro ishte vlera e mallrave të sekuestruara.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?