Autobusi i përfshirë nga flakët

Po udhëtonin 30 nxënës, përfshihet nga flakët autobusi në Greqi (VIDEO)

28 Prill 2022, 14:47| Përditesimi: 28 Prill 2022, 15:05

  • Share

GREQI- Një autobus turistik me 30 pasagjerë, është përfshirë nga flakët pak përpara Bralos, në Greqi.

Sipas mediave greke, autobusi i cili po transportonte 30 nxënës ishte nisur nga Volosi në drejtim të Agrinio.

Sipas përshkrimeve të para, autobusi është mbushur papritur me tym të zi të dendur, është ndalur në anë të rrugës dhe për disa minuta është bërë i mundur evakuimi i fëmijëve, duke i transportuar në një vend të sigurt larg flakëve.

Fatmirësisht përveç dëmeve materiale, asnjë fëmijë nuk është lënduar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?