Po transportonte me makinëne tij 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

25 Korrik 2023, 11:35| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 11:57

  • Share

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë duke  transportuar me automjetin e tij 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Teksa po kalonte në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë, 41-vjeçari është ndaluar për kontroll nga policia.

Për pasojë ai ka rënë në prangat e bluve të Tepelenës dhe akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 650 euro dhe 2 celularë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?